Dyshime për vdekjen e Prigozhinit në një aksident ajror

Postuar në 23 Gusht, 2023 19:44

Kreu i ushtrisë private, Wagner, Yevgeny Prigozhin, dyshohet se ka vdekur. Prigozhin është në listën e pasagjerëve të një avioni që u rrëzua sot në Rusi, duke shkaktuar vdekjen e 10 personave në bord.

Më herët, një kanal Telegram i lidhur me Wagner-in, Gray Zone, raportoi se avioni u rrëzua nga mbrojtja ajrore në rajonin Tver, në veri të Moskës.

Lajmin e konfirmoi edhe Agjencia Federale për Transportin Ajror të Rusisë (Rosaviatsiya), e cila sipas TASS ka nisur një hetim për rrëzimin e avionit.

"Kemi nisur një hetim për rrëzimin e avionit Embraer që ndodhi në rajonin Tver. Sipas listës së pasagjerëve, emri dhe mbiemri i Yevgeny Prigozhin ishte përfshirë në këtë listë," vuri në dukje agjencia.

Pak javë më parë, Prigozhin udhëhoqi një rebelim të dështuar kundër forcave të armatosura ruse. 

Kryengritja zgjati vetëm disa orë dhe forcat e drejtuara prej tij u tërhoqën pak pa hyrë në Moskë. Në media u raportua se ndërhyrja e presidentit bjellorus bëri të mundur “paqen” mes Putinit dhe liderit të Wagner. Prigozhin thuhet se u zhvendos në Bjellorusi pas puçit të dështuar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.