Letër anonime për Kurtin nga një "mik që i do të mirën" Kosovës
Në faqen e drejtuar nga Baton Haxhiu, Albanian Post, publikohet një shkrim nën titullin: Tetë problemet themelore të Albin Kurtit. Autori: Një zyrtar i lartë i një vendi mik të Kosovës.
Opionioni është një letër anonime nga “një mik që të do të mirën”, tipike e një kohe që e dimë të gjithë dhe që në fakt është krejt e pavend, e pa taktë dhe pse jo, mosbesuese në origjinalitetin e vet. Ideja e kësaj letre që përcillet nga miku të i të gjithëve, Baton Haxhiu, është se Kurti po vepron në disproporcion me forcën e vendit dhe po i trajton të gjithë si kundërshtarë. Duke sugjeruar kështu një linjë çorientuese për atë që ndjek zhvillimet në rajon.
Kurti mund të jetë delirant dhe megaloman, por në krizën e fundit atij iu imponua një përballje me Perëndimin. Që edhe në letrën e mikut në fjalë pranohet se ka gabuar, por se kjo “nuk është punë e Kurtit”. Përballja kryesore e të gjithë atyre që drejtojnë Kosovën është me Serbinë, dhe përballja me Serbinë nuk është delirim dhe megallomani.
Nëse miqtë e Kosovës si ky që firmos letra të tilla mendojnë se mund të sillen si të duan e mandej të tjerët vetëm të binden pa fjalë, ata e kanë gabim, sepse mbi cilat kredenciale do të diskutohet mandej dhe do të ndërmjetësohet? Nuk është çështja e Ballkanit kritika e Kurtit për Perëndimin, por dialogu me Serbinë dhe situata në Bosnje. Pse nuk hartohen letra të tilla edhe për Aleksander Vuçiç dhe Milorad Dodik? Vallë Serbia ka një arsenal të fshehtë bërthamor? Apo Rusia do të vërë në dispozicion të vetin në rast se Serbia përballet me diçka?
Këto leksione anonime, të destinuara të vdesin si shkrim për klikim në ndonjë faqe ëebi në shqip, nuk kanë të bëjnë me politikën. Dialogu me Serbinë ka ngecur sepse Perëndimi nuk ka një politikë të qartë dhe një diplomaci viabël, ndaj edhe përditë e më shumë po tregon forcën. Që dikur mund të shtrëngojë zgjidhje të caktuara, por që është e sigurtë se ka hedhur farën e një armiqësimi që herët apo vonë do të marrë formën e vet politike të organizuar. E pastaj do i lexonim me këndellje duke parë nga dritarja e banjës, këto letra miqsh!
s.zaimi
Comments
Baton baton baton
Per 18.000 euro rroge ne muaj, Batoni ve kularin ne qafe e plugon gjithe aren, sa ta kesh. Apo jo?
Respublika
Kjo leter,eshte thjesht e shkruar nga dora e Batonit,qe shpreh mendimet e rilindjes,perfaqesues i te ciles eshte i deklaruar,prej kohe,por me konkretisht,kur doli ne derrasen e emisionit,te mikut te vete te ngushte Fevziu,dhe po i tregonte gjithe shqiptareve,se si do te ndryshonin kufijte e Kosoves.Me eshte fiksuar edhe pergjigja,qe i dha nje panelisti kundershtar,se : Kjo do te behet me pa tjeter,keni per t.a pare,madje shume shpejt......perfundimi,cdo gje qe mendon,,shkruan (ne emer te vet,apo nga dashamiresa anonime),apo i thote neper emisionet televizive,Batonit ,i kane ardhur me telefon,apo SMS,ne celulare,prej Rames,direkt,apo nepermjet Fuges!
Redaksia duhet t'a kishte
Redaksia duhet t'a kishte vene titullin:
" leter Bakalli e Batonit per Ballkanin"!
Add new comment