Atëherë pse ikin!?

Postuar në 16 Korrik, 2023 13:31
Arben Demo

 

Skerdilajd Zaimi në një shkrim të tij “Pse po ikim” në respublica.al (4 korrik), lidhur me një dukuri tejet aktuale e që trajtohet shpesh këto kohët e fundit: Pse ikin masivisht shqiptarët? dhe ata që janë mirë këtu e ata që janë keq.

Shumica e tyre shkon jashtë legalisht por jo pak dhe si ilegal dhe fillojnë nga e para një jetë të re në dhe të huaj. Edhepo të jetë në profesionin e vet qysh muajin e parë në punë, nuk do jetë siç mendohet e dëshirojnë: banesa, shkollimi i fëmijëve, të qenët qëllimisht i e margjinuar e të tjera e të tjera vështirësi, por ikën dhe i merr parasysh këto vështirësi dekurajuese, sepse mendon të ardhmen kur të ketë zanë rrënjëe vend e sidomos për fëmijët...sigurinë shëndetësore etj.

E meqenëse po ikin dhe ata që janë në gjendje të mirë ekonomike e në punë të mirë, e mjaft të tjerë ju thonë fëmijëve që i kanë jashtë (edhe me sakrifica) mos u ktheni (dhe nuk janë të pakët), po ashtu po ikin dhe të rinjtë, madje mësojnëmasivisht gjuhët e vendeve ku synojnë të emigrojnë. Duhet të kemi   ndershmërinë të pranojmë që ka diçka që rinia, e jovetëm ata, nuk dëshirojnë të jetojnë këtu, madje ata që shkojnë larg as nuk duan të kthehen. Kjo do të thotë se këto vite është një gjendje ekonomiko-social-politike që nuk pranohet prej tyre dhe që realisht po ndodh, e që është e vërtetë. Prandaj edhe   pyetet “pse po ikim?”, çka duhet analizuar përpara se të jetë vonë e të kemi filluar rrugën pa kthim të zhbërjes së Kombit.

Jemi në vitin e 33-të të postKomunizmit, të shtetit që instaloi diktaturën më të egër të proletariatit, me pasoja të mëdha në jetën e njerëzve dhe ekonominë. Por duhet të pranojmë gjithashtu se me gjithë ndryshimet shumë të mëdha, ky tranzicion i stërzgjatur, që një mik i imi e quan  zvarritje, është rezultat i keqdrejtimit të shtetit nga një klasë politike e paaftë  e në degradim moral dhe i shtetasve që po e pranojnë këtë gjendje apo nuk e kundërshtojnë si veprojnë gjetkë në vendet demokratike. Shteti i sotëm prej shumë vitesh është zhytur në korrupsion e trafiqe sistematike, që siç e thekson çdo vit dhe DASH, vjen duke u thelluar.

E jo vetëm kjo, por partneriteti i qeveritarëve me një grusht oligarkësh të paskrupullt dhe njerëzit e krimit po shtien në duart e tyre pasurinë publike dhe jetën ekonomike të   vendit. E kjo keq-qeverisje e ka kthyer në regjim autoritarizmin e Qeverisjes, që favorizohet nga mungesa e opozitës që po vet-zhduket për interesa të pak njerëzve që e kanë uzurpuar, por edhe për mos veprim të drejtësisë. Është normale dhe e drejtë e çdo shqiptari që të mos e pranoj këtë gjendje, që të përbuzë bandën qeverisëse me partnerët e tyre dhe “të fortët”që  ju  shërbejnë,  e që të kërkoj  tjetër vend për të jetuar e punuar. Kjo gjendje vret shpresën e njerëzve për jetë më të mirë, siguri e përparim, e për këtë janë të shumtë ata që largohen e kërkojnë të largohen. Pa ndryshuar, për të rikthyer shtetin e së drejtës, ekonominë e tregut të lirë dhe të drejtat e   njeriut, pa u shporrur kjo klasë politike nuk ka si të kesh shpresë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.