Scholz: Wagner tregoi rrezikun e transferimit të pushtetit ushtarak te privati
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2023/06/sholc_2023_06_30_14.jpg?itok=MytMYuvu)
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, thotë se rebelimi i grupit Wagner nxori në pah rrezikun e transferimit të fuqisë ushtarake në duart e privatëve.
"Sigurisht, ajo që ndodhi në Rusi do të luajë një rol [në samit]. Është tejet e qartë se transferimi i pushtetit ushtarak në duar private është i papërgjegjshëm. Është shumë e rrezikshme", vuri në dukje ai.
Sipas tij, Perëndimi e kishte informacionin për atë që do të ndodhte dhe po i ndiqte nga afër ngjarjet e 24 qershorit pa ndërhyrë.
“Ne nuk mbajmë anë në atë që ndodh në Rusi,” vazhdoi ai. “Qëllimi ynë nuk është të ndryshojmë qeverinë në Rusi, qëllimi ynë është një Ukrainë e pavarur”, theksoi Scholz.
Add new comment