Aksion policor në kampin e MEK në Manëz
Në kampin e MEK në Manëz të Durrësit raportohet se ka nisur një operacion policor kontrolli që është shoqëruar me incidente.
Raportime të ndryshme flasin për një hetim 2 -vjeçar për sulmet kibernetike që duket se tashmë nëse konfirmohen, i vënë vulën akuzave nga Irani se kampi i MEK është përdorur për sulme ndaj infrastrukturës iraniane. Dhe për rrjedhojë i ashtuquajturi agresion kibernetik nga Irani me ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike rezulton të jetë një kundërpërgjigje në kurriz të Shqipërisë që është asgjë më shumë sesa lecka e dyshemesë në këtë lojë.
Add new comment