Borissov propozon Komisioneren e BE-së për Inovacionin, Mariya Gabriel për kryeministre të Bullgarisë
Ish-kryeministri bullgar, Boyko Borissov, ka njoftuar se partia e tij e qendrës së djathtë, GERB, do të propozojë Komisioneren Europiane për Inovacionin, Mariya Gabriel si emër për detyrën e kryeministrit.
Propozimi po shihet si një farë zgjidhjeje për bllokimin politik të krijuar në vend pas pesë zgjidhjeve që nuk kanë dhënë ende një emër për drejtimin e qeverisë. Aktualisht Borissov është në përplasje me partitë opoziate me kauza të antikorrupsionit, ndërkohë që në eventualitetin e një mosdakordësi, mediat raportojnë se plani B i tij është koalicioni me partinë etnike turke. Propozimi i Borissov është përshëndetur nga presidenti i Partisë Popullore Europiane, Manfred Weber.
Add new comment