Hundë e madhe, penis i madh
Sa më e madhe hunda, aq më i madh penisi. Mund t’u jetë dukur si supozim, por sipas një studimi të kryer në Universitetin e Mjekësisë në Kioto (Japoni), ka shumë të vërtetë brenda kësaj shprehjeje.
Studiuesit japonezë konstatuan se ka korrelacion mes madhësisë së hundës së një mashkulli me madhësinë e organit të tij gjenital.
Ata studiuan trupat e 126 meshkujve të moshës 30-50 vjeç, duke marrë në konsideratë gjatësinë trupore, peshën, përmasat, peshën e testikujve, gjatësinë dhe perimetrin e penisit në gjendje normale.
“Fakti se madhësia e hundës lidhet direkt me SPL (gjatësia e penisit në gjendje ereksioni) tregon se nuk është mosha, gjatësia apo pesha ajo që përcakton përmasat e organit gjenital. Në fakt, gjatësia e tij është paracaktuar që në barkun e nënës”, thonë studiuesit, të cilët konkluzionet e studimit i kanë botuar në revistën “Basic and Clinical Andrology”.
Megjithatë, ka një lajm të mirë edhe ata me hundë të vogël. Patti Britton, seksologe klinike, thotë se nuk është madhësia, por trashësia ajo që e jep kënaqësinë seksuale.
“Perimetri i penisit është elementi që ka më shumë rëndësi në arritjen e kënaqësisë”, thotë ajo.
Add new comment