O Komandant, fol një fjalë!

Postuar në 13 Mars, 2023 15:34

“Zëri i Amerikës” raporton për vendimin e gjykatës përmes të cilit u vu në sekuestro baza e Sarandës. Sipas gjyqtarëve:

Vlerësohet i drejtë parashtrimi i prokurorit se duhet të ndërpritet kryerja e investimit në fushën e turizmit, apo dhe ndërtime të tjera nga investitori, mbi pronën 696 (Baza Ndihmëse, Limion), për arsye se disponimi lirisht i kësaj prone nga subjektet private, cenon gatishmërinë dhe operacionalitetin e Forcës Detare, operacionalitet i cili duhet të vazhdojë të kryhet nga organi kompetent që është Komanda e Forcës Detare, pa ndërhyrje të subjekteve private

Ndërkohë, ish-ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, është thirrur sot në SPAK, ku ka dëshmuar mbi këtë çështje dhe për të cilën pas daljes nga zyrat e Prokurorisë tha se:

Jam thirrur për ato akuza që i ka bërë opozita në adresë të Ministrisë së Mbrojtjes në kohën kur e kam drejtuar. Padiskutim që jam në dispozicion të drejtësisë e kjo është arsyeja për të cilën kemi punuar, luftuar, e votuar që të gjithë të jenë në dispozicion të drejtësisë, për t’u pyetur e kthyer përgjigje për të gjitha ato çështje që gjykohen se duhet të hetohen e unë nuk bëj përjashtim. Patjetër është mirëseardhur dita për mua kur do marrin përgjigje nga drejtësia edhe shpifje të ulëta si ajo e përdorimit të aseteve publike, por edhe alarmi falas që asetet që kanë qendruar mes ndryshqeve do kthehen në asete me vlerë, si është rasti i Portit të Sarandës ku nuk ndryshon as baza detare e cila do jetë më e mirë si bazë ndihmëse e vendit do i jepet një port turistik për zhvillimin e ekonomisë. Nuk ka pasur asnjëherë asnjë shkelje ligji, gjithmonë në funksion të detyrës

Problem është se kalimi te koncesionari i Bazës së Sarandës, është bërë pa dalë ajo nga  Plani i Përhapjes së Forcës Detare dhe nëse kjo nuk është shkelje ligji, vetëm zonja Xhaçka e di se çfarë mund të quhet. Interesant është heshtja e MInistrisë së Mbrojtjes, e Niko Peleshit dhe Presidentit të Republikës që ka sot në tryezë një vendim ku shkruhet se është cenuar siguria kombëtare.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Lere mor burre mos e ngacmoni. Po cfare shkelje ligji. Ai,ju dhe une e dime qe spak eshte krijuar nga Rama per te lare hesapet me kundershtaret e vet brenda dhe jashte partise. Mos e merrni seriozisht spakun. Eshte vegel e Rames dhe amerikaneve. Rrofte Sali Berisha.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.