Raportim nga Prigozhin: Kemi marrë nën kontroll lindjen e Bakhmut
Raportime nga terreni në Ukrainë flasin për kapjen nag forcat ruse të pjesës lindore të Bakhmutit, ndryshe Artyomovsk në versionin rus. Lajmin e ka dhënë themeluesi i grupit “Wagner”, Evgeny Prigozhin që ia ka atribuuar suksesin trupave të tij.
Njësitë e grupit “Wagner” kanë pushtuar të gjithë pjesën lindore të Bakhmutit. Çdo gjë në lindje të lumit Bakhmutka është tërësisht nën kontrollin e njësive tona
citohet ai nga agjencia “Tass”.
Qyteti ka marrë rëndësi të madhe në muajt e fundit pasi është i pozicionuar në pjesën ukrainase të Republikës Popullore të Dontetskut dhe shërben si rrugëkalimi kryesor për transportin ukrainas në Donbass. Ndërkohë suksesi i shërben Prigozhinit edhe për luftën e tij për pushtet në Moskë me ushtrinë ruse dhe kryesisht me kreun e saj, Valery Gerasimov, të cilin Prigozhin e ka akuzuar për vonesa dhe mangësi në furnizim.
Add new comment