15 mln$ për të manipuluar zgjedhjet
Revista gjermane “Spiegel” raporton së fundmi se nuk është vetëm Rusia që fut hundët në zgjedhejt e vendeve të ndryshme. As i vetmi aktor malinj. Në një shkrim relativisht të gjatë, revista në fjalë raporton për një grup ish-agjentësh izraelitë që manipuluan rreth 36 procese zgjedhore për llogari të politikanëve të korruptuar dhe biznesmenëve të pasur. Shpifje, mashtrim, hakerim, këto janë metodat e shtëna në punë në një proces të cilën revista e krahason me ngjarjen e “Cambridge Analytica”.
Mbulimi i tyre ka qenë shumë i mirë deri më tani – ekzistenca e tyre ka qenë e njohur vetëm brenda qarqeve ekskluzive…kryesisht në Azinë Juglindore, Amerikën Latine dhe Afrikë. Të paktën një shërbim europian e ka patur Hanan në vëzhgim, por mesa duket nuk veproi
shkruajnë autorët për personin me emrin Tal Hanan, që fshihet pas një grupi që vetëquhet “Team Jorge”.
Një ish-operativ i forcave speciale izraelite, një specialit i antiterrorit dhe një instruktor ushtarak, Hanan është gjurmuar nga media në fjalë të jetë shprehur se manipulimi i një palë zgjedhjeve shkon 15 milion euro. Ai ka qenë edhe një oficer ndërlidhës me Flotën e Gjashtë Amerikane, diçka që i ka dhënë akses në protokollet e sigurisë.
Grupi tashmë është ekspozuar, por revista shënon se aktualisht dizinformacioni është ngritur në nivel industrial, qëkurse pagesat për manipulim janë kaq të mëdha. Interes për operacione të tilla ka kudo, nga Moska në Pekin, në Neë Delhi, Riad dhe Ëashington apo Berlin. Tre rregulla aplikohen nga grupi: asnjë detyrë nuk pranohet në Izrael, apo SHBA, të paktën jo në politikë. Dhe Jo kundër Vladimir Putinit.
Nuk dhjes aty ku ha
thotë vëllai i Hanan, Zohar, kur pyetet pse “jo në Izrael”.
Sipas tyre ish-numri dy I Mossadit, Ilan Mizrahi, është aktualisht pjesë e bordit të drejtorëve të “Team Jorge”. Grupi u ekspozua në verën e vitit 2022 kur reporterë të ndryshëm kaluan në veprime të mbuluara për të ekspozuar operacionin. Gazetarët investigativë nga Izraeli, Gur Megiddo dhe Omer Benjakob së bashku me kolegun francez, Frédéric Métézeau nga Radio Francë, u hoqën si klientë dhe siguruan një takim. Nga kontaktet dolën pesë videokonferenca dhe biseda të koduara dhe dy takime ballë përballë. Grupi sugjeronte edhe krijimin e destabilizimit për të mos lejuar zgjedhje të rregullta. Gazetarët zbulojnë se edhe një ish-zyrtar i lartë i DASH, Roger Noriega, ka qenë në këtë biznes për një farë kohe, një lidhje që konfirmohet nga Noriega.
Një shembull konkret? Nigeria në vitin 2015.
Ishim ne
citohet Hanan.
Qarku i dizinformimit mbyllet me kompani të krijuara për të fshirë nga motorrët e kërkimit çdo të dhënë që një klient kërkon. “Eliminalia” është ndër më të njohurat, e cila premton “fshirjen e së shkuarës”, diçka që ka shumë interes për njerëz të krimit sidomos atij financiar, që u duhet të riciklohen në biznes. Grupi izraelit vjen kështu si shembull i ekspozimit të një dukurie që qëndron në ADN-në e internetit, i molepsur nga potenciali i madh i manipulimit që ai përfaqëson dhe mundëson.
Add new comment