Një sjellje prej të dyshuari
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur sot për përfshirjen e tij në çështjen “McGonigal”. Në një dalje në Tv Klan, z. Rama ka bërë çmos që ta kanalizojë diskutimin mbi përcaktimet e akuzës së ngritur në Ëashington, duke kërkuar të shmangë diskutimin mbi marrëdhëniet e tij me ish-zyrtarin e lartë të Byrosë Federale të Hetimit në ShBA.
Kjo qasje është teknikisht në ekstremin e mbrojtjes publike, pasi z. Rama duke referuar atë që e quajti narrativa e aktakuzës, në të vërtetë ka injoruar një detyrim tjetër, kryesorin, transparencën para qytetarëve të vendit të vet mbi dyshimet që janë ngritur për një marrëdhënie të vënë në dyshim. Me këtë rast, kryeministri shqiptar shpreson që të lidhë fatin e debatit publik mbi këtë çështje me përfundimin e shqyrtimit gjyqësor në ShBA të saj, një shenjë që tradhëton deri diku nevojën për t’u certifikuar si i pafajshëm.
Është për t’u shënuar po ashtu se përgjatë bisedës z. Rama e mbajti në kufij artikulimim e emrit të McGonigal, Agron Nezës, ndërkohë që ka refuzuar në mënyrë të çuditshme që të sqarojë se në cilën cilësi në takimet e zhvilluara në kryeministri, apo mes të katërve, merrte pjesë edhe Dorian Duçka.
Add new comment