Kufizim të aksesit të Ukrainës në Starlink. Musk: Nuk do çojmë në Luftën III Botërore
Elon Musk ka deklaruar se kufizimi i aksesit në internet përmes Starlink për ushtrinë ukrainase është bërë për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit.
Starlink është shtylla kurrizore e komunikimit të Ukrainës, sidomos në linjat e frontit ku thuajse të gjitha lidhjet e tjera të internetit janë shkatërruar. Por ne nuk do të mundësojmë përshkallëzimin e konfliktit që mund të çojë në Luftën III Botërore
është shprehur ai.
Një javë më parë, presidenti i SpaceX, Gwyne Shotwell deklaroi se shërbimi i ofruar nga Starlink nuk ka qenë ideuar për t’u militarizuar dhe shndërruar në armë konfliktesh dhe për rrjedhojë kompania ka marrë masa kufizimi.
Ukrainasit e kanë shfrytëzuar atë në mënyra që nuk kanë qenë qëllimi ynë dhe pjesë e ndonjë marrëveshjeje
ka thënë ai.
Add new comment