Tre Krishtët e Ypsilantit

Postuar në 29 Dhjetor, 2022 15:56
Arben Demo

 

Ky është titulli i librit të Profesor Milton Rokeach psikolog social i spitalit publik të qytetit të Ypsilantit, botuar në ShBA, që tregon për një eksperiment të jashtëzakonshëm të kryer në vitin 1959, duke vënë të jetojnë së bashku në  të njëjtën dhomë, të Spitalit Psikiatrik ku ai shërbente, tre pacientë  skizofrenik të tipit paranoid, që pretendonin të ishin Perëndi apo Mesia – shpëtimtarë të botës. Sipas këtij libri është realizuar në vitin 2017 dhe filmi me të njëjtin titull.               

Ata ishin: Clyde Benson një fshatar 70 vjeçar me probleme të rënda  alkoolizmi; Joseph Cassel shkrimtar i dështuar i futur me forcë në spital për dhunë në familje dhe i treti Leon Gabor një seminarist që dështoi të bëhej prift, njëherazi veteran i LIIB.

Të tre besonin se ishin Jezu Krishti. Gjatë qëndrimit dyvjeçar të përbashkët në Spital ata hanin së bashku, shërbenin në turne të njëjta në guzhinë dhe në lavanderi. Kjo bashkëjetesë e përditshme e tyre i vlejti autorit për të na rrëfyer një  histori investigimi mahnitëse mbi natyrën e besimit dhe qenien e njeriut. Ishte me të vërtet një udhëtim jo normal në brendësi të një kundërshtie që perceptohet me vështirësi nga një qenie njerëzore që i ndodhet përball dikujt që pretendon se është   i njëjtë me ty.

Milton Rokeach ja arriti të fusë lexuesin në brendësia të jetëve të  trazuara të tre personave në mënyrë artistike, më tepër se shtjellimi i ftohtë i rezultateve të një studimi analitik. Është pak e çuditshme të besosh se si e shpjegonin këta pacientë ekzistencën e tre Mesive...për ta ishte shumë e thjeshtë: dy prej tyre besonin se të tjerët ishin të marrë, ndërsa i treti ishte i bindur se Mesitë e tjerë kishin vdekur. Sidoqoftë qëndrimi i tyre atje nuk solli ndryshime të mëdha, përkundrazi besimi i tyre u theksua...

Tiranë, prag fundviti kur ne shqiptarët presim shpëtimin nga ndonjëri prej tyre

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.