Flama e Rilindjes Urbane përhapet drejt Voskopojës

Postuar në 24 Dhjetor, 2022 21:56

National Geographic shkruan për Voskopojën, kishat dhe afresket e saj. 
Dhe ndër të tjera raporton përmes ministres së Kulturës Elva Margariti se qeveria e ka një plan edhe për Rilindjen e Voskopojës. Që në termat e përvojës sonë me të ashtuquajturën Rilindje Urbane, do të thotë se Voskopoja do dhitet. 
NG shkruan se Ministria ka njoftuar një plqn ambicioz për restaurimin dhe zhvillimin e qytetit, plan të cilin e kërkon ta realizojë me para të marra borxh. 
Për restaurimin thotë ministrja jo vetëm që do të “punojnë mjeshtrat e vjetër” të teknikës, por do të vijnë edhe profesorë dhe studentë nga jashtë. 
Qyteti ka zhvillim jo të keq siç është, ndërkohë që kishat mjafton të ruhen. Megjithatë kjo lloj propagande patjetër që është asgjë më shumë sesa loja ne rivlerësim zone për të shpërndarë mandej leje zhvillimi për shokët e njëjtë që i has kudo. Me ndihmën e NG kësaj radhe. 

Comments

Submitted by Elio (not verified) on

E more se e keni inat. Do ndertoje ministrjabnje kishe me te vjeter se te gjitha kishat e deritanishme

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.