A po e shfrytëzon shegerti i Tiranës lidhjen me Erdogan për ndëmjetësim me Iranin?

Postuar në 09 Dhjetor, 2022 18:29

Lëpirja e Edi Ramës ndaj patronit të tij në Ankara është riafirmuar edhe sot në Azerbajxhan kur kryeministri i Shqipërisë e ka cilësuar presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, si shpëtimtar të Europës.

Përtej kësaj përshfaqjeje të Edi të vërtetë, ne duhet të sjellim në vëmendje këtu një aspekt ndoshta disi rastësor të kësaj miqësie të shegertit të Tiranës.

Dje, në median e njohur “Politico” doli në dritë një investigim mbi lidhjet e Sitki Ayan, njeri shumë i afërt me Erdogan, me iranianët. Lidhja është e tillë, saqë duket se Erdogan në fakt ngjan si shpëtimtar i Iranit, përpara se të jetë shpëtimtar i Europës për të cilën përgjërohet shegerti i Surelit. Në këtë kuadër ne mund të pyesim nëse miqësia e z. Rama me Erdogan është përdorur për të mbyllur goditjen kibernetike nga Irani, apo të paktën si pikë kontakti për kalim mesazhesh, meqenëse Irani u shpall agresor.

Është fakt që Shqipëria strehon MEK, opozitën ushtarako-politike iraniane, por edhe përfaqësues të Gulen, opozita turke ndaj Erdogan. Do të ishte disi cinike që të kërkohej diçka e tillë nga Erdogan në fakt, por natyra e sulmit ishte e tillë që ia uli brekët qeverisë së Edit me një katër të dhëna të nxjerra. Në situate të tilla ndërmjetësimi është aset me shumë vlerë ndaj edhe pyetja më sipër qëndron, sidomos kur kemi parasysh se z. Rama dikur luajti rolin e ndërmjetësit mes Greqisë dhe Turqisë, rol i marrë ky sa për një dalje në televizor nga z. Erdogan që me siguri në haremin e politikës ndërkombëtare ka parë si ky eunuku i Tiranës me lopatë.

s.zaimi

Comments

Submitted by Heu bre (not verified) on

Mos u shqetesoni o redaksia. Ed e ka trashigimi nga hisja shkodrane e ADN-se. Shtiret, ben "pulatike",

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.