Nën presion edhe për investimet kineze
Politika e sanksioneve ka nisur të definojë mbi baza moralizuese biznesin. Kancelari gjerman Olaf Scholz është vënë nën presion së fundmi për nxitjen prej tij të hyrjes në aksionet e portit të Hamburgut të kompanisë kineze, Cosco.
“Politico” shkruan se Scholz ka nxitur hyrjen e kompanisë kineze pavarësisht paralajmërimeve nga gjashtë ministri federale dhe zv.kancelari, Robert Habeck. Kritikat dhe kontestimet vijnë për shkak të frikës nga varësia ekonomike ndaj Kinës.
Marrëveshja e dakordësuar fillimisht në shtator 2021 parashikon që Cosco të marrë 35% të aksioneve në terminalin e komtenierëve në Tollerort, një ndër tre site të tilla në kompleksin e Hamburgut, ndërkohë që kompania zotëron tashmë aksione në dy porte të mëdha në Europë, Roterdam dhe Antverp, ka kontrollin në Piré dhe qëndron pas një skeme për zgjerimin e një terminali hekurudhor në Duisburg ku takohen lumenjtë Ruhr dhe Rin.
Vendimi është i vështirë sepse duhet ta konsiderojë investimin në një prizëm strategjik me prapavijë politike. Nga ana tjetër Scholz ka një rol specifik sepse ka qenë kryebashkiak i Hamburgut në një periudhë kur tregtia me Kinën shpërtheu. Përkrahësit e marrëveshjes thonë se ajo po keqinterpretohet pasi Cosco nuk do të marrë ato të drejta për të cilat flitet, ndërkohë që investimet duhen mirëpritur.
Mirëpo aktualisht klima është e intoksikuar në këtë kuadër dhe presionet ndaj Gjermanisë për çështje të tilla nuk kanë munguar edhe në nivele shumë të larta. P.sh marrëveshja me Rusinë për Nord Stream 2 u kontestua nga ShBA edhe pse në Gjermani e çuan para për shkaqe të pastra interesi.
Add new comment