Ora 14: 20/E çuditshme, ende asnjë vrasje. Edhe agresioni kibernetik, tri ditë zgjati
E shtunë 23 korrik 2022. Nuk raportohet ende ndonjë vrasje. As e stilit mafioz, as ditën e as natën.
Agresioni kibernetik vazhdon, kundërofensiva e AKSHI-t po ashtu. Edhe me laptop nga plazhet ndoshta. Superekspertët amerikanë nuk dihet ende kur do të flasin
Dita duket e mbarë. Heroi i saj sot është Gent Gazheli i doganave: një tjetër status kundër Irfan Hysenbelliut – tajkunit të Shkozës – të cilit i ka vendosur një gjobë të mirë.
Pas statusit të kryeministrit që do të ndërrojë muhabet nga Shqipëria e pjerdhur që ka nën hyqëm, z. Gazheli e ka marrë veten shumë seriozisht. Ai sot është në ballë të luftës kundër padrejtësive që i bëhen doganave të cilat po i fortifikon me argumente dhe qëndrime parimore.
Ka reaguar edhe AMA, me bazë ligjore ishte njoftimi, kështu në sy i saktë dukej.
Ora është 14: 20. Që mos ta hamë më sysh ditën: Edi Rama ka qenë në një takim në Pogradec me kryebashkiakët. Dreka pas diskutimeve me siguri siç e do puna. Lajm që të çan dërrasat. Syrin e keq e prish edhe fakti që Ilir Yzeiri ka ditë që nuk shkruan, ndonëse Minxhozi nuk mungoi sot.
Shaptilografisti
Add new comment