Zagrebi: Dakord që Vuçiç të vizitojë Jasenovacin, por me disa kushte
Mediat kroate raportojnë se presidenti serb, Aleksander Vuçiç, do të lejohet të vizitojë kampin e Jasenovacit. Por me dy kushte.
Kroacia do të lejojë presidentin Aleksander Vuçiç të vitzitojë Jasenovacin por kjo është një ngjarje për të cilën duhet rënë dakord përmes kanaleve diplomatike dhe shumë hollësisht. Nuk ishte ky rasti pasi Vuçiç vetëm sa informoi Milorad Pupovac se ai donte të largohej nga Gradina në Bosnje Hercegovinë dhe të shkonte në Pakrac dhe Jasenovac, por nuk është kjo mënyra si bëhen punët. Nuk kemi asgjë kundër vizitës, por e përsëris, është e nevojshme të bihet dakord…
citon gazeta kroate “Jutarnji List” një burim të qeverisë.
Një ditë më parë autoritetet kroate nuk lejuan presidentin serb që të zhvillonte një vizitë private në Jasenovac, një vend i njohur ky për serbët, ku gjatë Luftës së Dytë Botërore u ndërtua një kamp përqendrimi drejtuar nga ustashët dhe ku thuhet se janë kryer akte të genocidit ndaj serbëve, hebrejve dhe romëve.
Add new comment