Për mjedisin u paguan 385 mln euro taksa më 2020-ën. Pa gjobën e inceneratorëve...
Revista ekonomike “Monitor” shkruan duke iu referuar INSTAT se për vitin 2020 qytetarët e Shqipërisë paguan 385 milionë euro taksa për mjedisin, vjelë përmes faturave të energjisë, transportit, taksave direkte për ndotjen dhe burimet natyrore. Dhe të kujtojmë që ishte viti I pandemisë, i lëvizjes së pakët etj.
Po çfarë është bërë me këto taksa? Çfarë ndryshimi është bërë me gjithë këto para në një vend që pranohet se ka dështuar në reformën territoriale, se ka territor të ndotur dhe se cilësia e ajrit është poshtë standardeve?
Ta pasurojmë këtë informacion pastaj me paratë e paguara për inceneratorët që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në mjedis, e kuptojmë shifrën se ku shkon. Me dallimin se ne dëgjojmë se inceneratorët nuk punojnë, nuk funksionojnë. Çfarë emri mund t’i vësh kësaj politike?
Add new comment