Po flas me fakte: Nuk ka asnjë biznesmen apo kryetar dhome tregtie që nuk ka bërë një transaksion të fshehtë
Në diskutimin e sotshëm mbi amnistinë fiskale, kryeministri Edi Rama ka mbrojtur draftin me tri argumente: sipas tij, strukturat e luftës kundër pastrimit të parave janë ngritur tërësisht, së dyti, institucionet e reja të sistemit të drejtësisë janë krijuar dhe se treti funksionon fiskalizimi. Më tej, z. Rama ka akuzuar hapur të gjithë përfaqësuesit e biznesit dhe dhomave të tregtisë, reagimet e të cilave I quajti fletërrufe, se nuk ka asnjë prej tyre të mos ketë bërë një transaksion në të zezë.
Nuk po flas me hipoteza, por me fakte
tha z. Rama.
Sipas tij po tregohet mungesë respekti ndaj Shqipërisë, sovranitetit dhe dinjitetit të saj, diçka që ndoshta reflekton një pozitë diskutimi të brendshëm që e ka vënë qeverinë e z. Rama nën presion.
Add new comment