Politikë amerikane për ndëshkimin - me ligje amerikane!!! - të kompanive europiane

Postuar në 08 Korrik, 2022 19:54
Dick Roche - Ish-ministër për Çështjet Europiane i Irlandës

 

Më 10 mars 2015, Rrjeti kundër Krimit Financiar në Departamentin Amerikan të Thesarit(FinCEN) e cilësoi Banca Privada d’Andorra si “një institucion të huaj financiar primar për dyshimet mbi larjen e parave sipas Seksionit 311 të “Patriot Act””. Ai po ashtu lëshoi paralajmërime ndaj bankave që kishin korrespondencë me BPA, një goditje vdekjeprurëse kjo për një bankë të vogël private. FinCEN tregoi se aktet e saj bazoheshin në informacione që shtriheshin në “disa vite”. Jennifer Shasky Calvery, drejtoresha e FinCEN u shpreh sesi “meanxherët e nivelit të lartë të BPA-së dhe kontrollet e dobëta kundër larjes së parave e kanë bërë BPA-në një mjet të kollajtë për larës parash të palëve të treta”.

FinCEN identifikoi aktivitetet e anëtarëve të stafit të BPA si qendrore në veprimet e ndërmarra.

Një “menaxher i nivelit të lartë” u akuzua se kishte dhënë “ndihmë substanciale” mes viteve 2011 dhe shkurt 2013 ndaj Andrei Petrocv, të cilin FinCEN e pëshkruante si “një palë e tretë që lante para për llogari të organizatave kriminale ruse të angzhuara në korrupsion”. Një pjesëtar i dytë i stafit të BPA-së u akuzua se kishte pranuar “komisione të ekzagjeruara për procesimin e transaksioneve që kishin të bënin me palë të tretë që lanin para nga Venezuela”, përfshirë një skemë “të kompanive guackë dhe produkteve financiare komplekse që shpërdoronin fonde nga kompania publike e naftës, Petroleos de Venezuela”.

Një tjetër menaxher i BPA-së përshkruhej se kishte "pranuar rryshfet në këmbim të procesimit të transfertave të mëdha për palë të treta që lanin para". Ndonëse inkriminues në terma të besueshmërisë së BPA-së, FinCEN shmangu etiketimin e vetë bankës, apo drejtorëve si të korruptuar. Reagimi ndaj njoftimeve të FinCEN ishte i shpejtë dhe nga pikëpamja e BPA-së dhe aksionerëve të saj, katastrofik. Autoritetet e Andorrës morën nën kontroll bankën, pezulluan bordin e saj, përfshirë aksionerët kryesorë të saj, vëllezërit Cierco si dhe bashkëkryetarin e saj jo-ekzekutiv, arrestuan Drejtorin Ekzekutiv të saj, kufizuan tërheqjet e parave kartëmonedhë dhe krijuan një skemë “bankë e mirë/bankë e keqe“ për të menaxhuar likujdimin e saj.

Shtuar kësaj, një filial spanjoll i BPA-së, Banco de Madrid, një bankë private e blerë më 2011, u godit nga nxitimi i klientëve për të tërhequr fonde dhe një vendim i bursës spanjolle për të ndaluar rimbursimet e fondeve të investimeve. Banco de Madrid aplikoi për falimentim.

Përballja me Departamentin Amerikan të Thesarit

Një tipar tjetër i rasteve të mëdha jashtëterritoriale që përfshijnë kompani të mëdha europiane është se kompanitë e akuzuara për probleme arrijnë marrëveshje rregulluese për shtyrje afati dhe nënshtrimi me agjencitë amerikane. Kjo shmang veprimet gjyqësore dhe kufizon daljen e hollësive për arritjen e marrëveshjeve: teksa rastet dalin në titujt kryesorë, detajet kritike mbeten të fshehta.

 Kjo nuk ndodhi në rastin e BPA-së, vëllezërit Cierco u ankuan në Departamentin Amerikan të Thesarit dhe e ankimuan rastin e tyre në gjykatë. Ata shtruan çështjen se BPA nuk kishte marrë asnjë paralajmërim për hetimin e FinCEN dhe as u ishte dhënë mundësia për t’iu përgjigjur akuzave. Ata vunë theksin te fakti se banka auditohej rregullisht për përmbushjen e kërkesave kundër pastrimit të parave nga kompani kryesore ndërkombëtare auditimi dhe se zyra rregullatore e qeverisë së Andorrës drejtohej nga një ish-pjesëtar i stafit të një prej këtyre firmave, që ishte familjar me veprimet kundër larjes së parave nga BPA.

Ata nëvizuan se përmbushja nga banka e “ligjeve dhe rregullimeve kundër larjes së parave” kishte qenë subjekt i “konformitetit të rregullt” dhe sfiduan supozime e FinCEN se banka kishte qenë neglizhente në zbatimin e procesurave kundër pastrimit të parave.

Më e rëndësishme, ata evidentuan se rastet që ishin në qendër të veprimeve nga FinCEN ishin vetëraportuar nga vetë banka tek autoritetet e Andorrës.

FinCEN u fortifikua në mars 2016 kur lëshoi një “Tërheqje e Gjetjeve lidhur me Banca Privada d’Andorra”. Agjencia shpjegoi se po rishikonte pozicionin e vet “për shkak të zhvillimeve që pasuan që kanë reduktuar rreziqet për pastrimin e parave që i asociohen BPA-së“. Ata vunë para një mburojë të fortë konveniente për t’iu shmangur pyetjeve rreth ndërveprimeve të tyre me autoritetet e Andorës dhe ndoshta edhe me ato spanjolle.

Pjesë e një modeli

Rasti i BPA-së është një tjetër shembull i një modeli sjelljeje që është bërë shumë e zakonshme në dy dekadat e fundit kur agjenci të SHBA, përherë e më shumë, i kanë dhënë vetes të drejtën që të gjykojnë globalisht mbi aktivitetet e individëve dhe bizneseve jo-amerikane duke tejkaluar premisat e ekstraterritorialitetit në të drejtën e brendshme. Kompanitë europiane e kanë paguar shtrenjtë për këtë sjellje. Liga e ndëshkimeve financiare të imponuara nga agjencitë amerikane dominohet rregullisht nga kompani europiane.

Ndëshkimet financiare nuk janë aspekti i vetëm i rritjes së dukshme të perimetrit depërtues të SHBA e që është shqetësues. Agjencitë amerikane kanë qenë veçanërisht agresive në qasjen e tyre ndaj kompanive europiane. Historia e Banca Privada d’Andorra mund të ketë ende për të thënë rreth kësaj, hetimet që po zhvillohet në Andorra rreth Operation Catalonia kanë prodhuar të dhëna që lidhen me rastin e BPA-së. Seancat dëgjimore shtrojnë pikëpyetje për informacionin e kaluar mes Madridit dhe Washingtonit rreth Banca Privada d’Andorra që mund të kenë një peshë të drejtpërdrejtë në veprimet e FinCEN dhe ndoshta më shumë do të dalë.

Në vitin 2013, kreu amerikan i Drejtësisë, John Roberts shkruajti se “ligjet e SHBA vlejnë për qeverisjen e brendshme, por nuk sundojnë botën”. Rasti i BPA është një tjetër përkujtesë për politikëbërësit europianë për domosdoshmërinë e gjetjes së një rruge që mesazhi në fjalë të kalojë te miqtë tanë amerikanë.

Burimi: EurActiv

Përkthimi dhe titulli shqip: ResPublica

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.