Inflacioni 193%, Zimbabve nis shitjen e monedhave të arit

Postuar në 05 Korrik, 2022 19:10

Banka Qendrore e Zimbabves do të shesë monedha ari në përpjekje për të kontrolluar zhvlerësimin e monedhës vendase dhe si një alternativë ndaj dollarit. Qarkullimi i monedhës 22 karat nis që nga 25 korrik dhe ajo do të jetë e pajisur me numër serial, e disponueshme për këmbim kartëmonedhe, me çmim refereruar çmimit ndërkombëtar.

Mosi oa-Tunya, do të quhet monedha e cila është masa e fundit e Bankës së vendit për të përballur një inflacion që ka shkuar në 192% ndërkohë që dollari vendas është zhvlerësuar me 2/3-at vetëm këtë vit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.