Stoltenberg: Do rrisim në 300 mijë trupa njësitë e reagimit të shpejtë

Postuar në 27 Qershor, 2022 16:06

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se aleanca synon të rrisë në mënyrë cilësore forcën e reagimit të shpejtë.

Ne do të transformojmë njësitë e përgjigjes së shpejtë dhe të emergjencës në 300 000 trupa

ka thënë ai para mbajtjes së samitit të Madridit.

Stoltenberg ka shtuar se disa pjre grupe luftimi në Europën Lindore do të përforcohen deri në nivel brigade, duke përcjellë një mesazh frenimi për Rusinë.

Në Samit pritet që aleanca të ndryshojë edhe përkufizimin e Rusisë e cila në vitin 2010 u cilësua partner strategjik.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.