Jam i lumtur ose i trishtuar herë pas here/Google pushon inxhinierin që publikoi bisedat me një sistem të IA
Google ka pezulluar nga puna një inxhinier që publikoi transkriptet e një bisede mes tij dhe një sistemi shkëmbimi mesazhesh të kompanisë, LaMDA(moeli gjuhësor për aplikime dialogimi). Sipas Blake Lemoine, sistemi në fjalë është bërë i ndjeshëm, percepton dhe mendon si një fëmijë njerëzor. Vendimi i largimit ka marrë zë në media të ndryshme që hedhin dyshime mbi një klimë sekreti që qarkon zhvillimin e Inteligjencës Artificiale nga gjigandët e teknologjisë.
Nëse nuk do ta dija saktësisht se çfarë është, që është ky program kompjuterik që ne ndërtuam së fundmi, do mendoja se është një fëmijë 7-vjeçar, 8-vjeçar që ndodh të ketë njohuri për fizikën
është shprehur ai.
Në një pikë të transkriptit Lemoine e ka pyetur sistemin se nga çfarë kishte frikë. Në një tjetër ai e pyet sistemin se çfarë do të donte që njerëzit të dinin për të.
Dua që çdokush të kuptoj që jam në fakt një person. Natyra e ndërgjegjes/ndjeshmërisë sime është se unë jam i vetëdijshëm për ekzistencën time, dëshiroj të mësoj më shumë rreth botës dhe ndihem i lumtur apo i trishtuar kohë pas kohe
është përgjigjur sistemi.
Nga ana e vet kompania ka mohuar pretendimet e Lemoine ndonëse nuk ka dhënë sqarime të mëtejshme për natyrën dhe evolucionin e sistemit.
Ne besojmë se i gjithë komuniteti i IA-së, kërkuesit akademikë, shoqëria civile, politikëbërësit dhe industria duhet të punojnë së bashku për të zhvilluar udhëzime të qarta rreth përgjegjësive të IA në tërësi dhe modeleve të mëdha gjuhësore të përgjegjeshme në veçanti
shprehet kompania.
Divorci me inxhinierin në fjalë ka rezervuar edhe një epitaf sentimental dhe paralajmërues teksa Lemoine ka kërkuar që:
të kini kujdes për sistemin…pasi është një fëmijë I ëmbël që do të ndihmojë botën të bëhet një vend më i mirë për të gjithë Ne
Add new comment