Kina, armiku i ri

Postuar në 28 Maj, 2022 15:50

Pas Rusisë, Gjermanisë i vënë në dukje defiçitin demokratik në lidhje me Kinën. Në një editorial të revistës “Spiegel”, nën emrin e Simon Hage, nënvizohet raporti special me Pekinin i cili pavarësisht se ka sjellë përfitime, sot merret nën gjykim nën një prizëm ideologjik.

Për dy dekada, marrëdhënia e Gjermanisë me Kinën ka prodhuar vetëm fitues. VW, Bosch dhe Siemens, kanë qenë në gjendje të prodhojnë makina lirë, sisteme ABS dhe trena përpara se t’i shesin me fitime të majme. Dhe bumi ekonomik i Kinës siguroi që librat e shitjes së tyre të mbeten të mbushur dhe punonjësit e tyre të zënë me punë

shkruan autori.

Problemi sipas tij është me strukturën e pushtetit kinez, ekonomisë së saj, që po “i jep formë të ardhmes së kapitalizmit”. Në këtë kontekst, revista vë në dukje faktin se kapacatitetet zhvilluese të Kinës përcaktojnë eventualisht një sfidë që herët apo vonë do të vendosë përballë të dyja vendet.

Pas kapitalizmit shtetëror të Kinës qëndron një aparat pushteti që është i aftë të realizojë projekte të mëdha si aeroporte, rrjete të trenave të shpejtë në kohë rekord, por edhe me të njëjtin përqendrim mbinjerëzor të instalojë objekte survejimi dhe kapme përqendrimi, të zgjerojë ndjeshëm flotën e vet ushtarake dhe të bullizojë vendet fqinj. Nën kushte të tilla, “biznes si zakonisht” nuk është më e mundur. Qoftë moralisht, qoftë për arsye të strategjisë së biznesit

shkruan Hage.

Shembull domethënës i ndërvarësisë është kompania “Volkswagen” që ka vetëm qendrën në Gjermani, por punëson 90 mijë njerëz në Kinë. Dhe teksa kjo shpërndarje kapitali u pa si veprim logjik nën shtysën e parimeve strikt ekonomike, sot nën kërkesa politike dhe të sigurisë, po kërkohet e kundërta. Mirëpo qasja në këtë formë zhbën një model suksesi që ishte në fakt një ndër treguesit e globalizmit, që sot po tentohet të fragmentarizohet vetëm për shkakun se konkurenca nxori në sipërfaqe potencialin e Kinës.

Mund të kuptohet shqetësimi për rivalitetin ekonomik, por ky shqetësim nuk mund të aktualizohet si politikë mbrojtjeje në momentin që balanca ndryshon. Në fund të fundit, mirëqenia e paprecedentë e Gjermanisë nuk ka ardhur në terrin e plotë për Kinën, të cilës sot i bëhet një moral që vetëm sa e diskrediton perëndimin, i cili pikërisht se nuk po mësohet me idenë se po kalon në vend të dytë, dëshmon se nuk heq dot dorë nga karkateri imperial i strukturës së vet morale dhe etike. Pavarësisht përrallave demagogjike që tani ranë përtokë.

Comments

Submitted by Maks (not verified) on

Ne mos kini armiq, krijojini! Eshte shprehje lapidare qe gjithnje e me shpesh po verehet se ka zene vend, apo do te zere, jo vetem ne politikat e udheheqesve autoritare si Enver Hoxha dikur, Putin e Erdogan sot, por edhe ne politikat ekonomike e te marredhenieve te jashtme te vendeve demokratike.
Padyshim editoriali i gazetarit 40 vjecar gjerman permban shume te verteta, dhe aresyetimit te tij, pare ne kendveshtimin europian, zor se mund ti gjesh nje te krisur. Por, dhe gjithmone ka nje por, cila mund te jete aresyeja valle qe autori ne 90% te shkrimeve te tij merret vetem me kinezet dhe me firmat e medha gjermane te prodhimit te automobilave?
Dakort, ka nje problem ne marredhenien e industrise te rende gjermane me Kinen. Por a ka ndonje kendveshtrim te tijin autori per permiresimin e kesaj marredhenieje ne favor te mbrojtjes se te drejtave te njeriut ne Kine? Sa eshte e afte shoqeria gjermane apo korporatat, te sakrifikoje nga fitimet e veta nga ko marredhenie, ne favor te permiresimit te jeteses se ujgureve psh.
Pastaj vjen pyetja tjeter. Kush i krijoi Ujguret, kush e krijoi pagesen 2 USD/dite te punetoreve kineze. Ishin vertete kinezet, apo mundesia qe u dha perendimi per te ekzistuar?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.