Turqi-Izrael, një kuadër i ri për marrëdhëniet dypalëshe
Turqia dhe Izraeli kanë rikthyer diskutimet e nivelit të lartë për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre. Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu ka qenë së fundmi në Tel Aviv, në të parën vizitë të një niveli të tillë në 15 vjet. Në një konferencë të përbashkët me homologun e tij izraelit, Yair Lapid, që ndër të tjera u shpreh se:
Ne kemi zhvilluar bisedime të frytshme dhe me axhendë të ngjeshur dhe ramë dakord mbi një kuadër të ri të lidhjeve tona. Turqia dhe Izraeli janë dy vende të rëndësishme në rajon dhe janë të aftë të vendosin lidhje pavarësist dallimeve në një numër çështjesh
Për ministrin turk Cavusoglu, dialogu i qëndrueshëm do të duhet të bazohet mbi “respektin e ndërsjellë të ndjeshmërive tona. Kjo jo vetëm për dobinë e marrëdhëniet tona dypalëshe, por në lidhje me paqen rajonale”. Marrëdhëniet mes të dyja vendeve kanë qenë të tensionora në dekadën e fundit dhe një refleks i kësaj është edhe partneriteti strategjik mes Izraelit dhe Greqisë e Qipros.
Add new comment