Franca lëshon urdhër-arresti ndërkombëtar për Carlo Ghosn

Postuar në 22 Prill, 2022 13:40

Autoritetet franceze kanë lëshuar një urdhër arresti ndërombëtar për Carlos Ghosn, ish-drejtuesi i konsorciumit Renault-Nissan, që u largua drejt Libanin në mënyrë të fshehtë pas skandalit që përfshiu atë dhe kompaninë. Në vitin 2018, Ghosn u ndalua nga autoritetet Japoneze bashkë me ndihmësin kryesor Greg Kelly nën akuzën e keq menaxhimit financiar, por në dhjetor 2019, Ghosn ia doli të arratiset fshehtas me një avion privat.

Ai mban tri pasaporta, njëra nga të cilat franceze dhe pas largimit është shprehur se arratisja lidhet me mosbesimin në një proces gjyqësor të rregullt. Sipas tij Nissan ka bërë marrëveshje me prokurorët për ta arrestuar sepse ai donte të thellonte partnertitetin e firmës japoneze me Renault. Arratisja e tij u bë lajm në mbarë botë, edhe për mënyrën sesi u krye. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.