Ukrainë, në bunker edhe Krishti (FOTO)
Qyteti Lviv në Ukrainë u “zhvesh” nga veprat e artit nga frika e shkatërrimit që mund të sjellë lufta.
Statuja e Krishtit Shpëtimtar u hoq nga katedralja armene - së bashku me vepra të tjera arti nga qyteti - dhe u dërgua në një bunker të sigurt.
Vendimi u mor nga autoritetet komunale, në bashkëpunim me ato të kulturës, për të mbrojtur trashëgiminë arkitekturore dhe artistike të qytetit në rast të një sulmi nga rusët.
Statujat e sheshit të tregut, në zemër të qytetit, u ‘ambalazhuan’ më pas për t’i shpëtuar nga çdo vale të mundshme goditëse.
Që nga koha e Luftës së Dytë Botërore nuk ka pasur një operacion kaq masiv për shpëtimin e veprave të artit.
Statuja e Krishtit Shpëtimtar daton që nga mesjeta.
Add new comment