Kur një ambasadë katandiset në propagandë memesh
Në datën 22 shkurt të këtij viti ambasada amerikane në Kiev shpërndante në faqen e vet në Facebook, këtë foto montazh që ka një mesazh fare të qartë. Ajo është një foto që ilustron një diferencë në historinë e qytetërimit mes Ukrainës dhe Rusisë, duke vënë në dukje se invadimi i sotshëm është në një farë mënyre edhe tregues i diferencave në kulturë.
Barbaria në njërën anë, nga Lindja, qytetërimi nga Perëndimi, në anën tjetër. Narrativa e kësaj fotoje është në thelb militarizuese dhe diversioniste, duke mëtuar të ngrejë gjykime të thjeshtuara mbi çështje tejet komplekse. Sepse në zona si Ukraina, si Europa Qendrore, apo Ballkani, ku prej shekujsh përplasen perandori, nuk ka një vendim final, nuk ka një rreshtim definitive dhe identiteti nuk është asnjëherë i njëanashëm.
Është e vështirë të kuptosh nëse i takon një ambasade të bëjë lodra të tilla, edhe kur përfaqëson një shtet që është publikisht kundër një shteti që sulmon. Mundet të kuptohen qëndrime politike, mesazhe paqëtuese, por është e papranueshme që një seli diplomatike të bëhet zëdhënëse e interpretimeve vulgare që gjallërojnë internetin.
Mundet të jetë e vërtetë përmbajtja e atyre fotove, por askush nuk e ka mohuar historinë. Është e vërtetë që Rusia e sotme është një histori ekspansioni, por kështu është edhe SHBA që ka në ndërgjegjen e vet edhe rezervatet e popullsive lokale të cilat sot gëzojnë privilegjet e të mbijetuarit nga një genocid i paprecedentë.
Sigurisht që ka një zgjedhje qytetërimore, por ajo është e tillë edhe për shkak të kuptimit të historisë dhe vetëperceptimit. Historia e Europës Qendrore është shumë e ndërlikuar, ndoshta më e ndërlikuara në kontinent e më gjerë sa të përcillet në formën e një filmi vizatimor. Është “the American way”, kaq e huaj dhe invadente në arrogancën e vet, e cila këto dekadat e fundit në fakt reflekton humbjet e njëpasnjëshme dhe më tej, një paaftësi për të vendosur pika të përbashkëta me optikën e të tjerëve.
Mesazhe të tilla i has edhe te një shkrimtar me famë si Cesllav Millosh, por i cili mundet t’ia lejojë vetes këtë qasje diferencuese edhe si polak, por edhe si qytetar i një vendi që ishte viktimë e një ndërhyrjeje nga Rusia e cila për rreth 1000 vjet ka konstituuar veten si entitet politik në mbrojtje nga ekspansioni perëndimor që ka sjellë shumë kontribute, por nuk të drejta të përjetshme.
s.zaimi
Comments
Edhe ju te respublicas jeni
Edhe ju te respublicas jeni njesoj si Radio Moska
E vertete. Falemnderit qe na
E vertete. Falemnderit qe na ke ndjekur.
Ketyre ambasadoreve te
Ketyre ambasadoreve te "Perandorise se Kaosit" iu duhen treguar fotografi te Irakut, Sirise,Libise pse jo edhe te Jugosllavise para dhe pas pushtimit nga bombardimet dhe cizmja e kodosheve te tyre.
Viktimat
Ruset e shkrete! Per tu mbrojtur nga ekspansioni perendimor aneksuan Gjeorgjine, Ukrainen, Krimene, Moldavine, copetuan Polonine, kolonizuan Siberine, dolen ne Alaske, pushtuan nje here e nje kohe Mongoline e Mancurine, morgen ishujt Kurile nga Japonia megjithese nuk ishin ne lufte me te, civilizuan Kaukazin, moren Azerbajxhanin, Kazakistanin, Armenine e u futen ne Iran, arriten ne dyert e Stambollit e donin ta merrnin, i shpallen luften Austro-Hungarise per shkak te Serbise. Te gjitha keto ne menyre direkte, pa shtetet kukulla der ne fillim te luftes se pare boterore. Putin's useful idiots!
Viktimat
Me fal se harrova Balltikun dhe Finlanden. Sa poshte ka rene katundi!
Add new comment