Sot lajmi ishte Berisha, jo SHBA

Postuar në 11 Dhjetor, 2021 14:25

Kuvendi i thirrur sot nga Sali Berisha ka konfirmuar se kush ka pushtetin politik në atë parti, prej nga kryetari Lulzim Basha, u shpall me një përkujtimore themelimi të sforcuar.

E sforcuar sepse sot PD-ja është një parti që ka shumicën jashtë institucioneve të veta zyrtare përderisa sot kemi votim publik kundër tyre.

Merr më shumë vlerë kjo që ka ndodhur nëse sheh se Sali Berisha pati kundër edhe SHBA në këtë raund të përballjes së tij me krijesën e vet, të cilën po tenton ta hajë sot si Kronosi dikur fëmijët e vet.

Ciladoqoftë pasoja, cilidoqoftë rezultati, më e rëndësishme është fakti se sot lajmi ishte Berisha dhe jo SHBA. Sepse nëse SHBA ka zgjedhur ata që ka zgjedhur si militantë të saj në Shqipëri, atëherë edhe proamerikanizmi kompromentohet sepse po kërkon ndëmjetësim dhe garanci te budallallëku politik.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.