Oratori para pasqyrës
Presidenti amerikan Joe Biden ka ngritur shqetësimin se demokracia në botë po sfidohet në mënyrë alarmante. Gjatë hapjes së samitit virtual mbi demokracinë, ku morën pjesë përfaqësues nga më shumë se 100 vende, Biden vuri në dukje se:
Prirjet shkojnë gjerësiht në drejtimin e gabuar. Ne jemi në një pikë kthese
E teksa presidenti amerikan ka ngritur këtë shqetësim në nivel botëror, mediat kanë vënë në dukje se në samit nuk ishte ftuar Rusia dhe Kina, që përfaqësojnë thuajse 1/6 e popullsisë së botës. Nga ana tjetër, SHBA është përherë e më shumë në qendër të kritikës së mbështet qeveri me simptoma regjimi, regjime hibride, apo se në finale është përgjegjëse ëpr sabotimin e styabilitetit në Lindjen e Mesme dhe të Afërme me eksperimentin e Pranverës Arabe.
SHBA e Joe Biden ka hapur rrugë në Afganistan për një ndër regjimet më kërcënues për të drejtat më bazike e jo më demokracinë, ndërkohë që në Ballkan, eksperimenti me demokracitë e mbajtura në këmbë nga korrupsioni, është një proces nën certifikim amerikan. Është groteske të shohësh sot një superfuqi që teksa flet për të drejta dhe demokraci, në thelb me fuqinë e vet ushqen gjithfarë regjimesh në funksion të koniniunkturës gjeopolitike dhe aspak parimit demokratik.
Ukraina është një shembull, Gjeorgjia e Shakashvilit një tjetër, lodrat në Siri e kështu me radhë, për të ardhur te mbyllja e syve me Riadin zyrtar pas vrasjes së Khashogit. Është e gjitha shembull i rrëgjimit të një autoriteti moral nën peshën e arrogancës dhe për ironi, përsëritjes së gabimeve që mund të shmangeshin nëse ai shtet do të kishte disi sensin e historisë, përveç sensit misionar.
s.zaimi
Comments
shume e bukur
shume e bukur
Add new comment