Moderna: Nëse do të kërkohet, vaksinë e re kundër "Omicron" në fillim të 2022
Kompania farmaceutike “Moderna” ka njoftuar se mund të zhvillojë një vaksinë kundër variantit Omicron të Sars-CoV-2 brenda fillimit të vitit që vjen. Sipas kreut të sektorit të kërkimeve Paul Burton, “Moderna” është në gjendje të hedhë në qarkullim sasi të mëdha vaksine nëse do të kërkohet.
Duhet të kemi besim, kemi mësuar shumë mbi CoVid-19 dhe sesi ta përballojmë atë. Është një virus në pamje i rrezikshëm por tani kemi shumë mjete në arsenalin tonë kështu që jam optimist
Sipas drejtorit ekzekutiv Stephane Bancel, janë tri linja mbrojtjeje përkundrejt variantit të ri; një dozë më e madhe(100mg), dy doza parandaluese multivalente që i paraprijnë mutacioneve dhe një vaksinë e posaçme e quajtur mRna-1273.529.
Lajmi në fjalë e neutralizon deri diku frikën e përhapur deri më tani për të tmerrshmin Omicron, teksa na njofton se industria farmaceutike tanimë është adaptuar mirë në planin logjistik për t’iu përgjigjur kërkesave për vaksinë. Nga ana tjetër, shpejtësia me të cilën “Moderna” njoftoi vaksinën e re, ilustron faktin se kemi të bëjmë me një konstelacion mutacionesh që mund të detektohen me korrigjim vaksine, pasi në fakt nuk duket se kemi të bëjmë me një virus të ri, por thjesht me një variant të ri.
Në këtë kuadër, masat kufizuese që u njoftuan janë krejt të pavenda dhe dëshmojnë se frika e politikës, ose interesi pas saj po përcakton vendimmarrjen, ndërkohë që vetë industria nuk shfaq ndonjë shenjë mospërgatitjeje.
Add new comment