Frëngjishtja hapet për përemrin asnjanës, politika kundër
Futja në fjalorin e frëngjishtes e përemrit asnjanës “iel” ka sjellë kritika nga liderët politikë në vend. Përpjekja për të zgjeruar leksikun me fjalë që reflektojnë një shoqëri më gjithëpërfshirëse hapi një debat të ri në Francë.
“Le Robert” është një libër, të cilit i referohen pothuajse të gjithë kur është fjala për gjuhën frënge. Studiuesit e vendosën futjen e tij në fjalor pasi vunë re "një përdorim në rritje" të përemrit të vetës së tretë në "një grup të madh tekstesh të nxjerra nga burime të ndryshme".
Në fjalor u përfshi "iel", i cili kombinon fjalët për "ai" dhe "ajo", si përemër në vetën e tretë njëjës që mund t'i referohet një personi të çdo gjinie. Fjala është etiketuar "e rrallë", pasi përdorimi i saj mbetet relativisht i ulët, pavarësisht nga një rritjeje në muajt e fundit.
Por disa politikanë francezë shprehën kundërshtim të fortë ndaj miratimit zyrtar të përemrave asnjanës, duke sjellë në plan të parë një betejë të gjatë nëse gjuha frënge, e strukturuar në mënyrë rigoroze sipas rregullave gramatikore mashkullore-femërore, duhet të ndryshohet për të përfaqësuar më mirë individë jokonformistë.
Ministri francez i Arsimit, Jean-Michel Blanquer, shkroi të mërkurën në Tëitter se fëmijët e moshës shkollore nuk duhet të përdorin hyrjen e Le Robert si një referencë të vlefshme.
Në një letër drejtuar Akademisë Franceze, një institucion gati 400-vjeçar i krijuar për të qenë gardiani i gjuhës frënge, François Jolivet, një deputet i partisë së Emmanuel Macron u kërkoi anëtarëve të tij të shqyrtonin këtë risi. “Fushata e vetmuar e Le Robert është një ndërhyrje e dukshme ideologjike që minon gjuhën tonë të përbashkët dhe ndikimin e saj”, thuhej në letrën e tij.
Add new comment