Izraeli dëbon hebrejtë me ngjyrë

Postuar në 12 Shtator, 2021 17:19

Autoriteti i Popullsisë dhe Imigrimit i Izraelit u ka refuzuar apelin 51 anëtarëve të komunitetit hebraik izraelit për një urdhër dëbimi të lëshuar për ta prillin e kaluar. Urdhri në fjalë i njoftonte ata të largoheshin nga Izraeli brenda 14 ditëve.

Komuniteti në fjalë pritet ta apelojë vendimin në një gjykatë të çështjeve administrative në Be’er Sheva.

Urdhri i dëbimit u lëshua në vitin 2015, kur ky komunitet iu drejtua autoritetit në fjalë duke kërkuar që njerëzve t'u jepet statusi ligjor, edhe pse ishin vendosur në Izrael pa leje. Atyre iu kërkua një listë e individëve që nuk kishin leje qëndrimi në Izrael dhe pas e mori, Autoriteti lëshoi urdhrin e dëbimit. Në Apel, Autoriteti i Popullsisë pretendoi se çështja është shqyrtuar rast pas rasti, por fakt është se ata janë refuzuar të gjithë.

“Haaretz” sjell si shembull rastin e një prej të dëbuarve, A., një 22-vjeçar anëtar i komunitetit hebre izraelit që ka jetuar në Izrael dekadën e fundit. Sipas Ministrisë së Brendshme, A. mbërriti në Izrael me një vizë turistike në vitin 2011, kur ishte vetëm 12. Sipas urdhrit të dëbimit, edhe ai ka mbërritur në Izrael në moshë të mitur, kjo nuk justifikon dhënien e statusit ligjor në vend. Megjithatë, në listën e të dëbuarve ka edhe individë të lindur në Izrael.

Deputeti i Meretz, Mossi Raz, e cilëson këtë një vendim përbuzës, ndërsa shton se anëtarët e bashkësisë hebraike izraelite janë të barabartë në shoqërinë izraelite. “Komuniteti i tyre është këtu dhe ata i përkasin këtij vendi. Ky dëbim mund dhe duhet të ndalet", tha ai.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.