Seriali izraelit “Fauda” dublohet në gjuhën iraniane
Seriali televiziv izraelit “Fauda” do të dublohet edhe në gjuhën iraniane. Siç raporton Israel Hayon, seriali i vlerësuar nga kritika do të jetë së shpejti në gjuhën farsi në Manoto TV, një kanal në gjuhën perse me seli në Londër.
Manoto TV shkon te shikuesi përmes gjashtë sinjaleve satelitore në Iran, Lindjen e Mesme, Evropë, Afrikën e Veriut dhe Azinë Perëndimore dhe arrin te rreth 25 milionë folës të gjuhës Farsi në të gjithë botën. BBC raportonte në vitin 2008 se Manoto TV shihej nga 30% e familjeve në Iran.
Fauda, që nga arabishtja do të thotë kaos, u bë hit botëror pothuajse menjëherë pasi nisi seritë e para fillimisht në Izrael. Filmi e ka skenarin në dy gjuhë: hebraisht dhe arabisht. Ai është vlerësuar ndërkombëtarisht për realizmin e arrirë dhe portretizimin e saktë të komandove të fshehtë që paraqiten si palestinezë për të ndjekur terroristët në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës.
New York Times e ka renditur serialin si një nga shfaqjet më të mira të vitit 2017, ndërsa aktivistët pro-palestinezë e kanë kritikuar atë si propagandë izraelite të luftës.
Seriali mban autorësinë e Lior Raz dhe Avi Issacharoff dhe është produksion i Yes Satellite Television Company. I cilësuar si produksioni më i mirë që Izraeli ka eksportuar jashtë, ai është transmetuar deri tani në 190 vende përmes Netflix.
Add new comment