Gary Kasparov mundet në Zagreb

Postuar në 14 Korrik, 2021 14:12

Garry Kasparov, i cili për shumicën mbetet shahisti numër një i të gjitha kohërave, u rikthye në fundjavë në një lojë që përfundoi me humbje përballë shahistit azer, Shakhriyar Mamedyarov.

Kasparov mori pjesë në Grand Tour-in e organizuar në Zagreb nga St Louis. Ish-kampioni i botës fitoi vetëm një lojë, me tre barazime dhe 14 humbje.

Në fillim të lojës, Kasparov u mbështet në përvojën e tij të gjatë, por humbi tre herë rresht. Ai arriti të dominonte në formatin blic, pesë minuta për lojtar.

Humbja me shtatë lëvizje e Kasparov ndaj shahistit azer Shak Mamedyarov ishte disfata më e shkurtër ndonjëherë për një kampion në fuqi ose ish-kampion bote.

Kasparov premtoi një performancë më të mirë në St Louis në shtator, kur ai luan në eventin Chess960. Lojërat fillojnë me vendosje të rastësishme të gurëve, që do të thotë se hapja e lojës nuk ka rëndësi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.