Ka dhënë 1 dekoratë në ditë
Gazeta “Koha Ditore” ka bërë një përllogaritje të numrit të dekoratave të akorduara nga ish-presidenti kosovar, Hashim Thaçi gjatë qëndrimit të tij në detyrë. Llogaria flet për ethe të vërteta dekorimi:
Fiks 1 mijë e 561 dekorata ka ndarë tashmë ish-presidenti, Hashim Thaçi, që nga qershori i 2016-s e deri një ditë para se të japë dorëheqje, në nëntor të vitit të kaluar. Gjatë dy vjetëve të fundit, sa ishte në krye të shtetit, Thaçi ndau 904 dekorata, në vlerë prej mbi 131 mijë e 670 eurosh. Një ditë para se të largohej nga Zyra e Presidentit, pas konfirmimit të aktakuzës nga Specialja, ai ndau medalje, tituj e çmime për 28 personalitete
shkruan gazeta.
Dukuria nuk është e panjohur për anën këtej të shqiptarëve. Ish-presidenti Bujar Nishani dhe i tanishmi, Ilir Meta, mund të cilësohen pa frikë edhe si presidentë dekoratash.
Në paradat e ceremonive shihen gjithfarë personazhesh, por rrallë e më rrallë personalitete. Titujt dhe medaljet i janë dhënë njerëzve me kontribute të dyshimta, që kanë një ndikim lokal jo dhe aq etik e që nuk përfaqësojnë vlerat të cilat shpall Kushtetuta. Presidenca është shndërruar edhe në një zyrë qokash për status të paqenë që i mbivendoset një elite që kërkon riafirmim të vazhdueshëm.
Rasti i Kosovës është më pikant kur sheh sesi u luajt teatri i statusit të veteranit të UÇK-së, çka na provon më së miri se mes kësaj shoqërie nuk ka asgjë të shenjtë, as gjaku i njerëzve dhe as historia.
Comments
I keni rene pikes me kete
I keni rene pikes me kete shkrim.
Nuk ka dite qe Meta te mos leshoj qafore per zagare ne zyren e tij.
Add new comment