Jeff Bezos do të udhëtojë në hapësirë me "Blue Origin"

Postuar në 07 Qershor, 2021 15:49

Themeluesi i “Amazon” do të jetë njeriu i parë që udhëton në hapësirë me misionin e kompanisë së tij, Blue Origin. Rreth dy javë pas largimit nga detyra si shefi ekzekutiv i Amazon, miliarderi 57-vjeçar do të udhëtojë drejt hapësirës së bashku me vëllain e tij, Mark.

Bezos e konfirmoi këtë plan në një postim në rrjetet sociale.

"Që kur isha pesë vjeç, kam ëndërruar të udhëtoj në hapësirë. Më 20 korrik, unë do të bëj atë udhëtim me vëllain tim. Aventura më e madhe, me mikun tim më të mirë.”

“Blue Origin”, një nga disa kompani të profilit të lartë të turizmit hapësinor, mbështetet financiarisht nga një sipërmarrës i pasur, njësoj si Space Exploration Technologies Corp e Elon Musk dhe Virgin Galactic Holdings Inc e Richard Branson.

“Blue Origin” ka nxjerrë në shitje një vend në raketën New Shepard për fluturimin e 20 korrikut. Udhëtimi do të zgjasë vetëm 11 minuta në hapësirën suborbitale që do të arrijë një lartësi prej rreth 100 kilometra (62 milje). Të ardhurat e siguruara nga shitja do të shkojnë për fondacionin Blue Origin, i cili promovon arsimin në matematikë dhe shkencë.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.