Nigeria pezullon Tuiterin pasi i fshiu postimin presidentit
Nigeria ka pezulluar Twitter-in vetëm dy ditë pasi rrjeti social fshiu një postim të presidentit Muhammadu Buhari, që kërcënonte të ndëshkonte secesionistët rajonalë.
Ministri i Informacionit, Lai Mohammed, i cituar nga France 24, tha se qeveria e mori këtë masë për shkak të "përdorimit të vazhdueshëm të platformës për aktivitete që minojnë ekzistencën e korporatave të Nigerisë".
Mohammed nuk dha më shumë detaje në lidhje me vendimin.
Që nga mëngjesi i ditës së sotme, Twitter është i paaksesueshëm në Nigeri përmes disa kompanive celulare, ndërsa aplikacioni dhe faqja e internetit punojnë për të tjerë.
Të mërkurën, Twitter tha se postimi i Buharit, që kërcënonte të ndëshkonte grupet e akuzuara për sulmet ndaj ndërtesave qeveritare, kishte shkelur politikën e "sjelljes abuzive" të rrjetit social.
Rasti të kujton atë të presidentit Trump në SHBA, llogaria e të cilit u fshi përfundimisht nga rrjeti pas sulmit në Kapitol Hill. Edhe Facebook ndoqi të njëjtën strategji ndaj Trump, i cili mund të rikthehet në rrjetin social vetëm në vitin 2023, sipas një njoftimi të shpërndarë të premten.
Add new comment