Kush do të paguajë për të ardhmen pa karbon, debat në BE

Postuar në 24 Maj, 2021 16:00

Liderët e Bashkimit Evropian takohen të martën (25 maj) për të diskutuar mbi hapat drejt strategjisë për një të ardhme me karbon të ulët. Samiti do ta vërë theksin te riorganizimi i ardhshëm i politikave të BE për ndryshimin e klimës.

Komisioni ekzekutiv i BE do të publikojë propozimet mbi politikat klimatike në korrik, duke përfshirë reformat në tregun e karbonit dhe standarde më të ashpra të dioksidit të karbonit për makinat. Për miratimin e tyre duhet unanimiteti i 27 vendeve anëtare.

Objektivi i ri i BE-së është zvogëlimi i emetimeve neto të gazeve serrë me të paktën 55% deri në 2030, përkundrejt niveleve të vitit 1990. Synimi i mëparshëm ishte 40%.

Një draft i konkluzioneve të samitit, në përputhje me një draft të mëparshëm, tregon se udhëheqësit e BE-së do t'i kërkojnë Komisionit të mbajë sistemin e BE-së për caktimin e synimeve kombëtare të reduktimit të emisioneve bazuar kryesisht në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) të vendit për frymë.

Sipas Euractive, zyrtarë nga shumë vende pritet ta mbështesin.

Sistemi aktual përcakton objektivat kombëtare për të ulur emetimet në sektorë që nuk mbulohen nga tregu i karbonit në BE, përfshirë transportin rrugor dhe ngrohjen në ndërtesa.

Bazuar në PBB për frymë, kjo do të thotë që shtetet e varfëra kanë objektiva më të ulëta.

Financimi është një tjetër diskutim.

Zyrtarë nga shumë vende kanë ngritur shqetësimin se plani i Komisionit për të imponuar kostot e CO2 për transportin dhe ngrohjen mund të rëndojë mbi komunitetet me të ardhura të ulëta, nëse rrit faturat e tyre të karburantit pa ofruar ndonjë kompensim.

Një injeksion financiar për të ndihmuar në përmbushjen e objektivave të klimës do të vijë nga fondi i rimëkëmbjes së COVID-19 prej 750 miliardë eurosh të BE, por disa liderë pritet të kërkojnë garanci.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.