Mads Mikkelsen bëhet pjesë e kastit të “Indiana Jones 5”
Mads Mikkelsen do të jetë pjesë e kastit të Indiana Jones 5. “Hollywood Reporter” raporton se aktori do t’u bashkohet Harrison Ford dhe Phoebe Waller-Bridge, të cilët janë konfirmuar prej kohësh.
Harrison Ford do të rikthehet në rolin e tij ikonik të arkeologut aventurier, ndërsa Phoebe Waller-Bridge bashkohet në pjesën tjetër. Regjisori i “Logan”, James Mangold, do të drejtojë kastin, një detyrë që e merr nga Steven Spielberg, firmën e të cilit mbajnë katër pjesët e mëparshme.
Spielberg, Kathleen Kennedy, Frank Marshall dhe Simon Emanuel do të jenë producentë në film, ndërsa John Williams kthehet për sukses.
“Indiana Jones 5” pritet të lançohet më 29 korrik 2022.
Sukseset e mëparshme të Mikkelsen janë “Rogue One: A Star Wars Story”, “Doctor Strange” dhe “Casino Royale”. Ai është pjesë e produksionit të ri të Warner Bros, “Fantastic Beasts”, ku luan rolin e Gellert Grindelwald pas largimit të Johnny Depp.
Add new comment