Antitrusti në Kinë, gjobë 2.7 mld$ Alibaba-s së Jack Ma
Autoritetet kineze ka gjobitur me 2.75 miliardë dollarë për shkelje të ligjeve të konkurencës në treg grupin e mirënjohur Ali Baba Group Holding Ltd. Gjoba përbën 4% të të ardhurave vjetore të brendshme të kompanisë së drejtuar nga Jack Ma. Agjencia “Reuters” ka nënvizuar se gjoba në fjalë njofton një erë të re në sjelljen e Kinës ndaj gjigandëve të teknologjisë pasi vitesh me një qasje liberale.
Teknikisht gjoba është vënë për abuzim me pozitën në treg, vendim disa paradoksal ky ku ke parasysh akuzat se Kina është komuniste.
Në planin politik, grupi Alibaba iu nënshtrua ndërhyrjeve të tilla pas muajit tetor 2020, ku kreu i tij, Jack Ma kritikoi publikisht sistemin rregullator në vend.
Add new comment