Ndahet nga jeta në moshën 99-vjeçare Duka i Edinburgut

Postuar në 09 Prill, 2021 13:47

Burri i Mbretëreshës Elizabeth II, Princi Philip, ka ndërruar jetë në moshën 99 vjeç. Lajmi u bë i ditur nga pallati mbretëror.  

I lindur si Princi Philip i Greqisë dhe Danimarkës në ishullin grek të Korfuzit më 10 qershor 1921, ai do të merrte titullin Duka i Edinburgut pas martesës me mbretëreshën Elizabetë. Ai i është bashkuar Marinës Mbretërore si kadet në vitin 1939, duke u bërë pjesë e Luftës së Dytë Botërore. Në moshën 17-vjeçare, ai u bashkua me luftanijen HMS Valiant, e cila luftoi në Betejën e Kepit Matapan pranë brigjeve të Greqisë. Më pas ai u gradua në nëntoger dhe më vonë Toger i Parë në moshën 21-vjeçare. Ai u njoh me Princeshën e atëhershme Elizabeth gjatë një vizite mbretërore në Kolegjin Detar Dartmouth në 1939.

Në korrik 1947 u njoftua fejesa e tyre - në ditëlindjen e 21-të të Mbretëreshës - dhe katër muaj më vonë, më 20 nëntor, ata u martuan në Abacinë e Westminsterit. Edhe pse kohë lufte, dasma e tyre gjeti vend në kryetitujt e mediave të kohës. Fëmija i parë i lindur nga kjo martesë është Princi Çarls, në 1948. Më pas erdhën Anne, Andrew dhe më në fund Edward.

Aktiv në jetën politike, Princi Philip do të mbahet mend edhe për gafat e shumta. Ai ka qenë drejtues ose thjesht një anëtar i mbi 780 organizatave. Në jetën personale, ai ishte kalorës dhe lojtar i pasionuar i polos. Gjatë kohës që ka qenë pjesë e pallatit mbretror, ai ka kryer mbi 22 219 angazhime, ka bërë 637 vizita jashtë shtetit në 143 vende, ka mbajtur 5 496 fjalime si dhe ka gjetur kohë për të shkruar 14 libra. Duka i Edinburgut ishte tërhequr nga jeta publike prej disa vitesh.

Comments

Submitted by eh... (not verified) on

ja kam ndjelle me duket se po kendoja para ca ditesh : "ANOTHER ONE BITES THE DUST"
do na prishet dhe ajo gjiza qe kemi ne ato kadet ne qilar tashti ...
po kush i ndjek me keta dinosaure te historise, pervecse angleze trushpelare ...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.