Lolot e një "grushti shteti"

Postuar në 09 Prill, 2021 16:42

Episodi i fundit me grevën e punonjësve të Albcontrol nxjerr zbuluar nivelin e karagjazzlëkut, cinizmit dhe hipkorizisë së atyre që e drejtojnë këtë vend. Presidenti Ilir Meta do të deklaronte ndër të tjera se:

I kam paralajmëruar publikisht dhe zyrtarisht të gjitha institucionet përgjegjëse të Qeverisë se duhet të merrnin masa konkrete për t’i dhënë zgjidhje kësaj çështje. Injorimi i kërkesave të kontrollorëve nuk është e drejtë.

Nga ana e vet kryeministri Edi Rama ka akuzuar presidentin e Republikës se është një ndër nxitësit e situatës së krijuar:

Në lojë hyri edhe ushtria, siguria kombëtare dhe një hetim penal. Mirëpo rrethanat e çështjes në fjalë, siç zbardhen nga MCN Tv, na zbulon se ky i ashtuquajtur Puç ka qenë asgjë më shumë sesa një lëvizje e brendshme e stafit për çështjen e pagës së tyre. Aq e vërtetë është kjo saqë në bisedat e publikuara, stafi në fjalë tallet me qeverinë që e akuzon se vjedh dhe me Presidentin që shpreson se do të përdoret për t’i bërë jehonë protestës së tyre. Dhe siç shohim kjo u konfirmua në mënyrën sesi u mbyll e gjitha kjo. Si atëherë vijmë në pikën që flasim për puç, grusht shteti, rrëzim qeverie? Nuk kanë asnjë informacion këta njerëz?

Ky episode na zbulon fare qartë se çfarë lloj gënjeshtrash cinike na thonë publikisht këta njerëz që janë vëllezër binjakë në mungesën e seriozitetit dhe në konsiderimin e opinionit si Leshko. Fatkeqësi për ata që u shkojnë nga pas, por edhe për Ne.

Comments

Submitted by fiks (not verified) on

tamam lolo.
grushti i shtetit qe ndodh vetem ne koken e ketij te gjatit, dhe shqiptaret qe do e ndjekin te armatosur me shpata si skenderbe pergjate bulevardit, ne koken e ketij shkurtabiqit.
eh cdo dite gjithnje e me poshte e cojme nivelin e asaj ku jemi ... cdo dite eshte nje risi per ate se sa thelle mund te zhytemi ne llum nga keta idiote perfekte.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.