Njoftohet arritja e një "zgjidhjeje të përkohshme" me Iranin për programin bërthamor
Drejtri i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, ka deklaruar së fundmi se ai ka arritur të negociojë një “zgjidhje të përkohshme” meë Iranin lidhur me programin bërthamor të këtij të fundit. E ashtuquajtura marrëveshje e arritur ka afat të parashkruar 3 mujor dhe sipas saj Agjencia nuk do të ketë akses të njëjtë inspektimi me të hyrë në fuqi ligji i miratuar në Iran që kushtëzon transparencën me heqjen e sanksioneve nga SHBA.
Grossi ka quajtur sukses faktin se për 3 muaj Irani lejon sërish një shkallë inspektimi, duke dhënë kështu kohë për negociimin e marrëveshjes së vitit 2015, hedhur poshtë nga Donald Trump, ndërkohë që mbahet një mbikëqyrje e pranueshme ndaj zhvillimeve në Iran.
Republika Islamike dëshiron të shmangë një impas lidhur me inspektimet, por ne do të heqim dorë nga angazhimet tona nëse SHBA nuk heq sanksionet
ka thënë ministri i Jashtëm Iranian, Mohammad Javad Zarif.
Vetë Grossi e ka karakterizuar marrëveshjen si “mirëkuptim teknik” i cili vjen ndërkohë që drejtori politik i BE-së, Enrique Mora ka propozuar nja takim informues ku të përfshihet Irani, propozim që është pranuar në parim nga administrata Biden.
Add new comment