Rusi, raportohet rasti i parë i infeksionit njerëzor me virusin e gripit të shpendëve H5N8
Rusia njoftoi se ka zbuluar virusin e gripit të shpendëve H5N8 te njerëzit, për herë të parë, dhe për këtë ka vënë në dijeni Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Kalimi te njeriu
Rasti i parë i infeksionit njerëzor me virusin e gripit të shpendëve H5N8 në Federatën Ruse u konfirmua në laborator dhe u zbulua te shtatë punonjës të një ferme shpendësh në jug të vendit, raporton Corriere della Sera. Drejtori i agjencisë federale ruse për kontrollet shëndetësore specifikoi se "virusi mund të transmetohet nga shpendët te njerëzit" por "nuk mund të transmetohet nga një njeri tek një tjetër". Tipi i gripit të shpendëve i njohur deri më tani, që kalon nga njeriu te njeriu është H5N1. Në epidemitë e fundit, duke filluar nga viti 2003 është konfirmuar aftësia e këtij virusi të fundit për të infektuar drejtpërdrejt njerëzit, duke shkaktuar forma akute të gripit që në disa raste kanë çuar në vdekje.
Fermat si vatër infeksioni
Shpërthimet e gripit të shpendëve në ferma janë të shumta çdo vit. Në Itali, një shpërthim i H5N8 u identifikua kohët e fundit në janar në një fermë në Lugo, në provincën e Ravenës. Në Francë, në fillim të dhjetorit 2020, autoritetet asgjësuanmbi 400 000 rosa. Në fund të vitit 2019, Polonia raportoi shpërthimin e parë të virusit H5N8 në një fermë gjelash deti. Që nga ajo kohë, shpërthime të tjera të shumta janë regjistruar në Evropë, duke përfshirë Hungarinë, Sllovakinë, Rumaninë dhe Republikën Çeke dhe Ukrainën. Gripi i shpendëve është një sëmundje shumë ngjitëse e zogjve, që prek kryesisht zogjtë e egër. Zogj të tillë zakonisht nuk sëmuren, por sëmundja mund të jenë shumë ngjitëse për shpendët shtëpiakë si pulat, rosat, gjelat e detit etj.
Add new comment