Grusht shteti në Mianmar, ushtria merr kontrollin e vendit
Në Mianmar, ushtria ka marrë kontrollin e vendit me anë të një grushti shteti. Me anë të një suklmi të befasishëm mëngjesin e së hënës, ushtria vuri nën kontroll institucionet dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, pas arrestimit të Aung San Suu Kyi dhe udhëheqësve të tjerë të lartë të qeverisë.
Grushti i shtetit pason fitoren e partisë së Suu Kyi në zgjedhjet për të cilat ushtria pretendon se ka pasur manipulime. Suu Kyi u bëri thirrje mbështetësve të saj që "të mos e pranojnë këtë" dhe "të protestojnë kundër grushtit të shtetit". Në një letër të shkruar ndërsa priste arrestimin, ajo tha se veprimet e ushtrisë e kthyen sërish vendin në diktaturë.
Myanmar, i njohur edhe si Burma, është drejtuar nga forcat e armatosura deri në vitin 2011, kur reformat demokratike të drejtuara nga Aung San Suu Kyi i dhanë fund sundimit ushtarak.
Aung San Kyi ka kaluar gati 15 vjet në paraburgim, midis 1989 dhe 2010. Ajo është vlerësuar ndërkombëtarisht si mbrojtëse e demokracisë dhe ka marrë Çmimin Nobel për Paqen në 1991.
Add new comment