Tom Brokaw del në pension pas 55 vitesh në ekran

Postuar në 23 Janar, 2021 11:30

Spikeri legjendar i NBC News, Tom Brokaw, njoftoi tërheqjen nga ekrani, duke ulur në këtë mënyrë siparin e një karriere prej më shumë se gjysmë shekulli.

Brokaw, 80 vjeç, mbyll mikrofonin si spikeri i vetëm që ka drejtuar tre emisionet kryesore informative të NBC: "News Nightly", "TODAY" dhe "Meet the Press".

"Gjatë një prej epokave më komplekse në historinë amerikane, një brez i ri gazetarësh, prodhuesish dhe teknikësh të NBC News i ka dhënë Amerikës informacion të rëndësishëm dhe të detajuar dhe e ka bërë këtë në kohë 24 orë në 7 ditë të javës", tha Brokaw në një deklaratë.

Brokaë ka fituar çmime të shumta, prestigjioze të gazetarisë, si Peabodys, Duponts, Emmys dhe Çmimin Edward R. Murrow. Ai mbahet mend më së shumti për mënyrën sesi i dokumentoi sakrificat e bëra nga amerikanët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Libri i tij i vitit 1998 "Gjenerata më e madhe" përshkruan profilet e shumë amerikanëve që u rritën gjatë asaj periudhe të vështirë të historisë së SHBA.

Brokaw e nisi karrierën e tij në NBC në zyrën e Los Angeles, ku rrjeti tani drejton qendrën e tij të transmetimit në Bregun Perëndimor nga Qendra e Lajmeve Brokaw.

Ai mbuloi fushatën e kandidatit Ronald Reagan, vrasjen e Robert F. Kennedy dhe fushatën presidenciale të vitit 1968 të fituar nga Richard Nixon.

Ai u zhvendos në Uashington në 1973 dhe punoi si korrespodent i Shtëpisë së Bardhë për NBC News gjatë skandalit Watergate, i cili e detyroi Nixon të largohej nga detyra në 1974.

Në vitin 2004, ai u bë korrespondent special për NBC. Ai shërbeu si moderator i "Meet the Press" menjëherë pas vdekjes së parakohshme të Tim Russert në 2008.

Presidenti Barack Obama i dha Brokaë Medaljen e Lirisë, nderi më i lartë civil i kombit, në 2014.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.