Deri në pikën e fundit/ Doza të tëra të vaksinës Pfizer shkuan dëm sepse nuk u përdorën shiringat e duhura
Një detaj në kontratën e Pfizer me vendet që presin mbërritjen e vaksinës ka shkaktuar jo pak dhimbje koke në SHBA dhe në Europë ditët e fundit. Në SHBA, si në Evropë, kontratat përcaktohen duke marrë parasysh numrin e dozave dhe jo të shishkave.
Një shishkë e Pfizer ka gjashtë doza dhe jo pesë. Por për të nxjerrë gjashtë doza duhet një shiringë speciale. Si rrjedhojë e kësaj, në bazë të angazhimit për të shpërndarë në SHBA 200 doza deri në korrik, Pfizer ka avancuar më shumë sesa parashikohej, dhe për këtë arsye i kanë mbetur më pak shishe për të dorëzuar.
I njëjti "ndryshim i programit" ka ndikuar në planet e vaksinimit në të gjithë Evropën. Si në Amerikë, edhe në Europë, është e pamundur që autoritetet shëndetësore të apelojnë kundër ndryshimit në planet e dorëzimit të vaksinës, sepse kontratat me Pfizer, janë nënshkruar duke marrë parasysh numrin e dozave dhe jo të ampulave.
EMA, autoriteti evropian i ilaçeve, tashmë ka riformuluar autorizimet në fund të dhjetorit; ndërsa në Shtetet e Bashkuara, sipas New York Times, u deshën "javë lobimi" që FDA të pranonte zyrtarisht - më 6 janar - se numri i dozave të përfshira në secilën shishkë është 6 dhe jo 5.
Kjo solli reagimin zyrtar të Pfizer, që do të dorëzojë më pak ampula në javët e ardhshme sepse është përpara me dozat e dorëzuara deri tani.
Ndarja në doza
Pas hollimit, secila shishkë përmban gjashtë doza 0,3 ml të vaksinës. Sasia për secilën dozë është e njëjtë: është mënyra e nxjerrjes së dozave nga shishja ajo që ndryshon. Në praktikë, është e pamundur të nxirren gjashtë doza nga e njëjta shishkë nëse përdoren shiringa standarde. Në mënyrë që të mos harxhohet qoftë edhe një pikë e vaksinës duhen përdorur shiringat speciale.
Këto njihen si shiringat me vëllim të ulët të humbjes. Me këtë të fundit nënkuptojmë sasinë e lëngut që mbetet në shiringë dhe gjilpërë në fund të injeksionit. Këto shiringa kushtojnë më shumë se ato të zakonshmet: ato janë rreth 2.5 herë më të shtrenjta.
Gjashtë doza dhe jo pesë në një shishe janë një humbje e madhe nëse merr parasysh numrin e vaksinave të bëra deri tani dhe emergjencën që ka bota për to.
Në fakt, ky detaj është zbuluar që në dhjetor. Gjatë procesit të vaksinimit në Shtetet e Bashkuara në mes, disa operatorë të ilaçeve kuptuan shpejt se nëse përdoreshin shiringat e duhura, secila shishkë përmbante gjashtë doza, jo pesë. Në fillim doza "ekstra" hidhej, në mungesë të një ndryshimi në udhëzimet e vaksinimit. Që nga fundi i dhjetorit, prodhuesi i vaksinës është në bisedime me EMA (autoriteti farmakologjik evropian), e cila mori lejen për të ndryshuar udhëzimet për administrimin e vaksinës: secila shishkë tani përmban zyrtarisht gjashtë doza. EMA rekomandon administrimin e vaksinës vetëm me shiringat speciale "ose rrezikojmë të mos kemi doza të mjaftueshme". Më 6 janar, FDA amerikane dha të njëjtin autorizim.
Add new comment