Çfarë është Parler, alternativa e Twitter-it që thotë se respekton lirinë e fjalës
Një ditë më parë, Twitter i mbylli përgjithmonë llogarinë presidentit amerikan, Donald Trump. Në të njëjtën kohë, Apple hoqi nga dyqanet virtuale aplikacionin Parler, në të cilin u zhvendosën postim pro Trumpit pas sulmit në Capitol Hill.
Po çfarë është Parler? Aplikacioni pothuajse i panjohur në Shqipëri ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve pak muaj më parë për qasjen e tij anticensurë.
Në korrik të 2020, revista “Harper’s” publikoi një letër të hapur të nënshkruar nga 150 akademikë, shkrimtarë dhe aktivistë në lidhje me kërcënimet e perceptuara për të ardhmen e fjalës së lirë.
Letra që mbante mes të tjerësh firmën e Noam Chomsky-t, Francis Fukuyama-s, Gloria Steinem dhe J.K. Roëling, ndër të tjera, thotë:
“Shkëmbimi i lirë i informacionit dhe ideve, burimi i jetës për një shoqëri liberale, po bëhet çdo ditë e më i ngushtë”.
Debatet mbi lirinë e fjalës dhe censurën kanë fituar terren gjatë muajve të fundit. Në maj, Twitter shtoi opsionin “fact check” (kontroll i fakteve) në postimet e Donald Trump.
Ndërsa pak kohë më parë, Reddit largoi nga rrjeti njëherë e përgjithmonë komunitetin e tij më të madh të mbështetësve të Trump.
Në këtë klimë, Parler paraqitet si një alternativë "e paanshme, e drejtuar nga fjala e lirë" në raport me Tëitter. Ja se çfarë duhet të dini për kompaninë start-up me bazë në SHBA.
Çfarë është Parler?
Popullariteti i Parler po rritet, veçanërisht ndërsa Tëitter dhe gjigandët e tjerë të mediave sociale godasin dezinformimin dhe përmbajtjen e dhunshme.
Parler është shumë i ngjashëm me Twitter për nga pamja dhe funksioni. Ashtu si Twitter, përdoruesit e Parler mund të ndjekin të tjerët dhe të angazhohen me figura publike, burime të lajmeve dhe përdorues të tjerë.
Postimet publike quhen "parley" dhe ndryshim nga "cicërima"-t e Tuiterit mund të përmbajnë deri në 1 000 karaktere.
Përdoruesit mund të kërkojnë hashtage, të bëjnë komente, postime "echo" (njësoj si ripostimi i mesazheve të Tuiterit) dhe "vote" (opsioni që i ngjan pëlqimit në Facebook) në postime. Ka një mundësi për mesazheve private, ashtu si Twitter-i.
Duke pasur parasysh këtë ngjashmëri, çfarë e bën Parler-in unik?
Pika e fortë e Parler është pretendimi se respekton lirinë e fjalës dhe ka moderim minimal. "Nëse një gjë mund ta thuash në rrugët e New York-ut, mund ta thuash edhe në Parler", shpjegon themeluesi John Matze.
Kjo përpjekje e markës përfiton nga pretendimet se konkurrentët si Tëitter dhe Facebook censurojnë padrejtësisht përmbajtjen dhe diskriminojnë retorikën politike të së djathtës.
Ndërsa platformat e tjera shpesh përdorin kontrollues të fakteve, ose borde editoriale si palë të treta, Parler pretendon se e moderon përmbajtjen bazuar në udhëzimet e Komisionit Federal të Komunikimit të Amerikës dhe vendimet e Gjykatës së Lartë.
Kështu që, nëse dikush ndan informacione të rreme në mënyrë të dukshme në Parler, Matze thotë se do të varet nga përdoruesit e tjerë që t'i kontrollojnë ato "organikisht".
Dhe megjithëse Parler është shumë i vogël në raport me Twitter (330 milionë përdorues) dhe Facebook (2.6 miliardë përdorues) qëndrimi anti-censurë i platformës vazhdon t’i tërheqë përdoruesit e lodhur nga rregulloret e platformave më të mëdha të mediave sociale.
Matze thotë se ruan privatësinë e përdoruesve dhe nuk lejon gjurmimin apo ndarjen e të dhënave të tyre. / Marrë me shkurtime nga The Conversation /
Add new comment